Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 160-të

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për transportin ndërkombëtar në Liqenin e Ohrit u miratua sot në Qeveri në seancën e 160-të, transmeton Portalb.mk.

Marrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ishte nënshkruar në Shkup më 14 nëntor të vitit 2022. Kjo marrëveshje është me qëllim realizmin e projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes IPA 3 për ndërlidhjen e dy vendeve.

Qeveria sot vendosi të shkarkon Sllavica Kutirovën nga pozita e drejtorit në Drejtorinë e Doganave, me kërkesë të saj. Në pozitën e saj për ushtrues detyre e vendosi Stefan Bogoevin.

U miratua numri identifikues për qytetarët me qëllim qasjen më të lehtë në tregun e punës në kuadër të Ballkanit të Hapur. Ministria për shoqëri informative dhe administratë është përgjegjës për këtë projekt.

Qeveria vendosi që të fillojnë aktivitetet për përshtatjen e vendit tonë me politikat e reja të BE-së për nxitim në gjelbërim dhe tranzicion. Këto aktivitetet pritet të realizohen në vendet që janë të varura nga qymyri.