Vedije Ratkoceri: Ligji nuk e dallon pedofilin nga abuzuesi seksual i fëmijëve, pedofilët duhet të marrin trajtim shtesë përveç burgut
Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam me Vedije Ratkocerin, profesoreshë universitare e të Drejtës Penale.
Me Ratkocerin biseduam për temën e pedofilisë në Maqedoninë e Veriut, trajtimin institucional dhe ligjor, regjistrin e pedofilëve, trajtimin dhe rolin e shoqërisë.
“Këto janë krime oportune, këta persona e shfrytëzojnë rastin këto krime kryhen nga persona që janë në pozitë dominante ndaj fëmijëve, do të thotë që kanë kontakt, që kanë besim, do të thotë nga rrethi, nga familja”, tha Ratkoceri.
Profesoresha ceku se sa e rëndësishme është të ketë një bashkëpunim mes institucioneve, prindërve dhe shoqërisë në përgjithësi në luftimin ndaj pedofilisë.
Gjithashtu Ratkoceri përmendi ngecjet në sistem dhe masat parandaluese.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë!