Me 84 vota “për” në Kuvendin e RMV-së u miratua propozimi për vauçerët e studentëve
Me ndryshimin e ri ligjor që u miratua me 84 vota “për” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, studentët e Maqedonisë së Veriut do të marrin 250 euro vauçerë për blerjen e pajisjeve elektronike, transmeton Portalb.mk.
Ky propozim i shumicës parlamentare, u miratua në seancën e 60-të parlamentare, ku u miratuan edhe propozime tjera ligjore. Qeveria pritet të shpenzojë 850 milionë euro për zbatimin e këtij ligji.
Në kuadër të seancës së 62-të, deputetët e miratuan Ligjin për aktivitetin inovativ, zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe sipërmarrjen.
Më 15 korrik, Shumica parlamentare e ka dorëzuar në Kuvendin e RMV-së propozim-ligjin me të cilin mundësohet ndarja e vauçerëve për studentët, me të cilët ata mund të blejnë kompjuterë apo tabletë.
Vauçerët prej 250 eurove për pajisjet elektronike për studentët fillimisht u paralajmëruan në tetor 2024 nga kryeministri Hristijan Mickoski, por që atëherë e deri tani studentët nuk i kanë marrë të njëjtat.
- LEXO: RMV, në buxhetin e vitit 2025 janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë
- LEXO: Viti akademik po përfundon, vauçerët për pajisje elektronike për studentët e RMV-së mbetën vetëm njoftime
- LEXO: Vauçerë në vlerë prej 250 euro për studentët e RMV-së, paralajmëroi kryeministri