Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve me dëshminë e dëshmitarit të ZPS-së, transmeton Indeks Online.

Dje, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca duke qenë gjatë tërë kohës në sesion të mbyllur për mediat dhe publikun.

Gjatës kësaj seance, dëshmitari i 16-të, me kodin 03879, ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Selimit, konkretisht avokatit Geeoffrey Roberts ndërsa dëshmitari i 16-të, ka filluar dëshminë ditën e hënë.

Ndryshe sipas kalendarit, sot dhe nesër pritet të mbahen seanca, ndërsa e premtja është pushim.

Rikujtojmë se, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve dhe para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ndërkaq, ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.