Ukraina goditi me dronë Rusinë, 3 viktima dhe 13 të plagosur në qytetin kufitar të Belogrodit

Tre persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në qytetin kufitar rus të Belgorodit, transmeton Top Channel.

Një sulm i dytë më vonë vrau një person tjetër dhe plagosi një tjetër në një fshat fqinj.

“Fatkeqësisht, numri i të vdekurve nga sulmi i mbrëmshëm është rritur. Një burrë tjetër që u plagos vdiq në spital. Është një tragjedi e madhe për banorët e të gjithë qytetit”, tha kryebashkiaku Valentin Demidov.

Sulmi dëmtoi 30 pallate, 35 makina, katër shtëpi, tre ndërtesa administrative, tetë ndërtesa tregtare dhe tre objekte të shërbimeve sociale, sipas guvernatorit lokal Alexander Shuvayev.

Në një incident tjetër, herët këtë mëngjes, një person u vra dhe një i dytë u plagos kur një dron ukrainas goditi një makinë në fshatin Voznesenovka, pranë qytetit Semekino.