U zbulua hidrogjen në Shqipëri, si shkencëtarët gjetën depozitën më të madhe në botë

Një rezervuar i madh hidrogjeni mund të fshihet thellë nën një minierë kromi në Shqipëri. Të dhënat premtuese dalin pas studimeve të bëra nga një grup shkenctarësh francezë të udhëhequr nga profesori i Gjeokimisë, Loren Troshe (Laurent Truche), e që janë botuar në revistën Science, raporton EN.

Trushe dhe kolegët e tij eksploruan në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë dhe regjistruan sasi të mëdha hidrogjeni, i cili rrjedh nga shkëmbinjtë dhe krijon flluska nëpër pellgje uji. Matjet tregojnë se të paktën 220 ton hidrogjen humb çdo vit, që është një nga normat më të mëdha të rrjedhës natyrore.

Hidrogjeni është një gaz i djegshëm. Përqendrimet e larta të matura brenda minierës së Bulqizës mendohet se kanë shkaktuar tre shpërthime që nga viti 2011, duke vrarë katër minatorë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Nxjerrja e hidrogjenit nga miniera e Bulqizës ka të ngjarë të jetë grumbulluar në thyerje tektonike midis dy blloqeve shkëmbinj thellë brenda ofiolitit, sugjeron studimi duke krijuar edhe përmasat e depozitës.

Sipas studimit, deri në 55,000 ton hidrogjen mund të fshihen në rezervuarin poshtë minierës, mjaftueshëm për të mbajtur rrjedhën e lartë për 238 vjet.

Depozitat e hidrogjenit natyror janë një burim premtues i energjisë pa karbon, nëse ato janë të nxjerrshme dhe në sasi të konsiderueshme.