U shpalos lista e 25 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll këtë muaj do të luan kundër Ukrainës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për në Kampionatin Evropian EURO 2024, ndërsa përzgjedhësi sot ka publikuar listën e 25 futbollistëve që do të marrin pjesë në këtë ndeshje, transmeton Portalb.mk.

“Nuk jemi në krizë me futbollistët që kemi në dispozicion. Unë do të thoja se ky është realiteti ynë për momentin, megjithëse të gjithë do të donim të kishim 50-60 lojtarë në nivel të lartë”, deklaroi përzgjedhësi Bllagoja Milevski.

Lista e 25 futbollistëve të ftuar: Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOVSKI, Igor ALEKSOVSKI; Visar MUSLIU, Todor TODOROVSKI, Nikola SERAFIMOV, Jovan MANEV, Ezgjan ALIOSKI, Bojan DIMOSKI, Ahmet ILJAZOVSKI, Stefan ASHKOVSKI; Enis BARDHI, Elif ELMAS, Arijan ADEMI, Jani ATANASOV, Agon ELEZI, David BABUNSKI, Isnik ALIMI; Bojan MIOVSKI, Milan RISTOVSKI, Darko ÇURLINOV, Valon ETEMI, Ljupçe DORIEV, Aleksandar TRAJKOVSKI, Dimitar MITROVSKI.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut më 14 tetor do të luan kundër Ukrainës në Pragë, ndërsa më 17 tetor në Strumicë do të zhvillon ndeshje miqësore kundër Armenisë.

“Kanë dal në shitje biletat për tifozët e përfaqësues së Maqedonisë për ndeshjen Ukrainë – Maqedoni, e cila do të luhet më 14 tetor 2023 në stadiumin e Spartës në Pragë”, sqaroi Federata e Futbollit të Maqedonisë, duke theksuar që gjithsej janë 988 bileta.

Federata theksoi që çmimet e biletave do të jenë prej 755 denarë, ndërsa do të mund të blihen në formë elektronike.