Në shitje biletat për ndeshjen e Maqedonisë së Veriut kundër Ukrainës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të luan kundër ekipit të Ukrainës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian EURO 2024, transmeton Portalb.mk.

“Kanë dal në shitje biletat për tifozët e përfaqësues së Maqedonisë për ndeshjen Ukrainë – Maqedoni, e cila do të luhet më 14 tetor 2023 në stadiumin e Spartës në Pragë”, sqaroi Federata e Futbollit të Maqedonisë, duke theksuar që gjithsej janë 988 bileta.

Federata theksoi që çmimet e biletave do të jenë prej 755 denarë, ndërsa do të mund të blihen në formë elektronike.