U shitën edhe katër prona të konfiskuara të Mijallkovit, mbi 330 mijë euro iu kthyen buxhetit të shtetit
Agjencioni për menaxhimin e pronës së konfiskuar, ka shitur katër prona të patudshme të konfiskuara të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Bëhet fjalë për tre banesa në rrugën Sllavejko Arsov, një prej 78 m2, dy prej 73 m2 dhe një garazhë prej 30 m2 në KO qendër 2, të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë I KOK-PP nr.283/2022 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. ” Me shitjen e këtyre katër patundshmërive në buxhetin e shtetit do të inkasohen mjete në vlerë prej 20.316.663 denarë ose 330.350 euro, transmeton Portalb.mk.
Paraprakisht në shtator të këtij viti, Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar shiti gjithsej tri patundshmëri të konfiskuara nga ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov, në përputhje me aktgjykimin përfundimtar për rastin “Perandoria”.
“Bëhet fjalë për tri pasuri të paluajtshme që sipas aktvendimit gjyqësor të formës së prerë janë konfiskuar nga Sasho Mijalkov. Mjetet e realizuara nga shitja do të rrisin buxhetin e shtetit në vlerë të përgjithshme prej 15.000.500 denarë ose 244.000 euro”, njoftoi atëkohë Agjencia.
Rasti “Perandoria” ishte hapur nga ish-Prokuroria Publike Speciale në vitin 2018, për bashkim kriminal, dëmtim apo fuqizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash dhe rendimente të tjera të veprës penale.
Në hetim u përfshinë 19 persona, por disa prej tyre në ndërkohë e pranuan fajësinë dhe janë marrë vesh me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pjesërisht procedura është ndërprerë për shkak të parashkrimit, pjesërisht ka pasur vendime për ndërprerjen e procedurës.
Marrëveshje kanë arritur shtatë persona, ndër të cilët më të njohurit janë emrat e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov dhe biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.
Përveç pasurisë, aksioneve dhe parave të sekuestruara, Mijallkov është dënuar edhe tre vjet burg për rastin “Perandoria”.
Para se të dërgohej në vuajtje të dënimit, ai ndërroi adresën e tij nga Shkupi në Ohër, gjë që i mundësoi të shkonte në burgun e hapur në Strugë.
- LEXO: Banesat e Mijallkovit në Ohër do të shiten për thuajse dy mijë euro për metër katror
- LEXO: Filloi shitja e pronës së konfiskuar të Mijallkovit në rastin “Perandoria”
- LEXO: Lëndë të vjetërsuara, drejtësi e ngadalshme – pse lëndët gjyqësore zvarriten nëpër labirinthe?
- LEXO: Ministri Lloga dhe drejtori Nebiu diskutuan edhe për konfiskimin e pasurisë së Sasho Mijallkovit dhe të dënuarve tjerë