Ministri Lloga dhe drejtori Nebiu diskutuan edhe për konfiskimin e pasurisë së Sasho Mijallkovit dhe të dënuarve tjerë

Të dënuarit e rasteve gjyqësore, pronat e të cilëve duhet të konfiskohen, ishte temë diskutimi ndërmjet ministri të drejtësisë, Krenar Lloga, dhe drejtorit në Drejtorinë e Agjencinë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara, Driton Nebiu, transmeton Portalb.mk.

“U bisedua për  Projektligjin e ri për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, shfrytëzimin pronësor dhe mjetet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse dhe zbatimin e masës “konfiskim” në lëndët “Transmet”, “Perandoria”, “Parcelat në Vodno” dhe “Sasho Mijallkov”.”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ministria theksoi që në disa raste janë regjistruar edhe parregullësi gjatë procedurës për konfiskimin e pasurisë.