Filloi shitja e pronës së konfiskuar të Mijallkovit në rastin “Perandoria”

Në Bursën e Maqedonisë sot dhe në katër ditët e ardhshme do të vendosen në ankand aksionet e konfiskuara të ish drejtorit të Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov në lëndën “Perandoria”, njofton Portalb.mk.

Aksionet në bankën “TTK”, Kombinatit të Duhanit “Prilep”, “Arselor Mital”, Stopanska Banka – Manastir, “Popova Kulla, “Halk Bank”, Jugotur dhe “RZH Usllugi”, do të shiten në pako. Pronar aktual i tyre është Agjencia për për Menxhim me Pronën e Konfiskuar.

Vlera e përgjithshme fillestare e të gjitha aksionve është 268.000 euro.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë, pasuria e konfiskuar e Mijallkovit në rastin “Perandoria” është me vlerë rreth 15 milionë euro, pavarësisht se Prokuroria pas arritjes së marrëveshjes me Mijallkovin deklaroi se është 36 milionë euro..

Rasti “Perandoria” ishte hapur nga ish-Prokuroria Publike Speciale në vitin 2018, për bashkim kriminal, dëmtim apo fuqizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash dhe rendimente të tjera të veprës penale.

Në hetim janë përfshirë 19 persona, por disa prej tyre në ndërkohë e kanë pranuar fajësinë dhe janë marrë vesh me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pjesërisht procedura është ndërprerë për shkak të parashkrimit, pjesërisht ka pasur vendime për ndërprerjen e procedurës.

Marrëveshje kanë arritur shtatë persona, ndër të cilët më të njohurit janë emrat e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov dhe biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.

Përveç pasurisë, aksioneve dhe parave të sekuestruara, Mijallkov është dënuar edhe tre vjet burg për rastin “Perandoria”.

Para se të dërgohej në vuajtje të dënimit, ai ndërroi adresën e tij nga Shkupi në Ohër, gjë që i mundësoi të shkonte në burgun e hapur në Strugë.