U rregullua sistemi i kalimit kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se është kthyer sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton Portalb.mk.
“Ju njoftojmë se pas problemeve që kishin autoritetet kufitare të RMV, me sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve, tani më sistemi është rregulluar dhe qarkullimi vazhdon normalisht”, raportoi Qendra.
Ndryshe, kalimi kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit sot në mesditë kishte rënë, ashtu që duhej zbatimi i kontrollit të dyfishtë.