U pezullua nga futbolli lojtari i Francës dhe Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka publikuar një mesazh të gjatë në rrjetet e tij sociale pas vendimit të Gjykatës Kombëtare Anti-Doping për ta skualifikuar nga futbolli për katër vjet, raporton ABC.

“Sot u njoftova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se dënimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar. Gjitçhka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist, hidhet poshtë. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregulloren anti-doping.

Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam mashtruar kurrë sportistët e tjerë dhe tifozët e ndonjë skuadre kur kam luajtur për ta ose kundër.

Si rezultat i vendimit të shpallur sot, do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, është shprehur Pogba.