U përzgjodh stadium ku Maqedonia e Veriut do të tentojë të kualifikohet për në Botërorin 2026
Maqedonia e Veriut në muajin mars do të vazhdojë garat për kualifikim në Kupën e Botës për futboll. Ndeshja e radhës do të luhet në Kopenhagë në stadiumin me 38 mijë shikues, transmeton Portalb.mk.
“Federata Daneze e Futbollit ka konfirmuar stadiumin ku do të luhet ndeshja. Për një vend në finalen e play-off-it, kombëtarja maqedonase do të përballet me ekipin pritës në stadiumin Parken në Kopenhagë”, sqaroi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).
Ndeshja Danimarkë – Maqedoni do të luhet më 26 mars të vitit 2026, duke filluar prej orës 20:45. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet në finale me fituesi ne ndeshjes Irlandë – Çeki.