U mbyll zyrtarisht votimi në 61 bashkitë e Shqipërisë
Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin, raporton TopChannel. Pjesëmarrja 29.02% në votime pa 710 QV ku nuk funksionon pajisja PEI. 33.3% projeksioni i KQZ nëse pajisjet PEI do të përcillnin informacion për 710 QV. 93.967% që kanë lënë shenjat e gishtërinjve.
Votues për herë të parë 15.854%. Ka një pjesëmarrje të ulët të të rinjve, rreth 12.9%. 1.866.477 zgjedhës ishin në total në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.
Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora.
Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.
Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.
44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.
Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.
Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.