Shtetet që kanë sjellë më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka filluar të kthen numrin e turistëve pas pandemisë Kovid-19, ashtu që numri i turistëve të huaj është rritur në krahasim me marsin e vitit të kaluar. Më së shumti turistë në vend vijnë nga Turqia, transmeton Portalb.mk.

Shtetet që kanë sjellë më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut në muajin mars: Turqia (4 187), Serbia (3 503), Greqia (3 154), Bullgaria (1 992), Gjermania (1 704), Kosova (1 381), Kroacia (1 379), etj.

Në muajin mars në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur 32 047 turistë të huaj, apo 41.5 % më shumë se në marsin e kaluar.

Turistët e huaj më shumë preferojnë të vendosen në Shkup (19 066), duke mos anashkaluar edhe vendet me liqen (5 765). Hotelet me katër yje janë hotelet me të shfrytëzuara nga turistët e huaj (14 435), sikurse edhe ato me pesë yje (11 921).