U lokalizua zjarri afër Selanikut: U dogjën dy fabrika dhe u evakuuan tre fshatra, dyshohet se u shkaktua nga një i dehur

Zjarri që shkatërroi dy objekte industriale dhe gjatë natës shkaktoi evakuimin e tre fshatrave dhe një shtëpie kujdesi afër Selanikut është lokalizuar në masë të madhe dhe nuk ka më vatra aktive, transmeton Portalb.mk.

Rreth 160 zjarrfikës me mbi 50 automjete zjarrfikëse, pesë ekipe tokësore, dy avionë dhe dy helikopterë, vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje në Oreokastro, periferi e Selanikut.

Rreth mesnatës, shërbimi zjarrfikës njoftoi se është arrestuar një 76-vjeçar, i dyshuar se e ka shkaktuar zjarrin.

Katër zjarrfikës u lënduan gjatë operacionit. Tre prej tyre u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, ndërsa një tjetër mori trajtim për një lëndim ortopedik.

Autoritetet evakuuan gjithashtu një shtëpi kujdesi ku ishin të strehuar 157 persona me aftësi të kufizuara.