Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan marrëveshje për mbrojtje të përbashkët

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani kanë nënshkruar marrëveshje për mbrojtje të përbashkët, duke deklaruar se një sulm ndaj njërës prej tyre do të konsiderohet sulm ndaj të treja shteteve, transmeton Portalb.mk.

Tri vendet synojnë të forcojnë lidhjet e sigurisë, pasi lufta mes SHBA-së dhe Iranit ka përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe ka penguar transportin përmes Ngushticës së Hormuzit dhe Detit të Kuq.

Duke njoftuar marrëveshjen, Ministria e Jashtme e Pakistanit deklaroi se një sulm ndaj cilitdo prej tre shteteve do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Marrëveshja e Mekës për mbrojtje të përbashkët premton mbështetje të ndërsjellë mes tre shteteve , por nuk jep detaje për detyrimet e secilit prej tyre.

Turqia ka forcën e dytë më të madhe ushtarake në NATO, Arabia Saudite ka fuqi të madhe financiare dhe është një nga blerësit më të mëdhenj të armëve, ndërsa Pakistani posedon armë bërthamore.