Trupi i pajetë i njeriut u vërejt në Vardar, po lëviz drejt Negotinës

Trup i pajetë i njeriut është vërejtur në lumin Vardar afër fshatit Uanci të Komunës së Gradsko, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QMK) në Veles, transmeton 360 Gradë.

Policia e SPB Veles ka tentuar ta gjejë trupin në disa pika, por pa sukses dhe për shkak të nivelit të lartë të ujit të lumit Vardar, trupi i pajetë është duke lëvizur në drejtim të Negotinës.

Për këtë është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe vetëqeverisja lokale, njoftuan nga QMK Veles.