“Krejt e thirrin Rexhën” është filmi i parë i regjisorit Ibër Deari me të cilin ka arritur goxha sukses pasi ky film ka marrë pjesë në shumë festivale, është shfaqur nëpër Europë për diasporë dhe ka arritur shikueshmëri dhe popullaritet të madh.
Regjisori thotë se mundësitë për të bërë film në RMV me fonde shtetërore vijnë një herë në jetë dhe duhet përdorur momenti sa më mirë.
Sa i përket cilësisë së filmave botërorë, ai thotë se ende bëhen filma të mirë por duhet të dimë t’i zgjedhim në gjithë këtë rrëmujë që është krijuar nga prodhimi i tepërt.
Biseduam edhe rreth ndikimit të internetit dhe intelegjencës artificiale te filmat. Për më shumë, ndiqeni eposodin e plotë.