Tri ditë do të ketë regjim të veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së presidentit të Shqipërisë

Nga sot deri të shtunën, do të ketë regjim të veçantë trafikut në disa pjesë të Shkupit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Arsyeja është vizita në Shkup e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj.

Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor e SPB Shkup do të zbatojë masa në rrugët në zonën më të gjerë qendrore.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve të uniformuar të policisë. Qëllimi është të mundësohet rrjedha e sigurt dhe e pandërprerë e trafikut.

Presidenti shqiptar do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në kabinetin e presidentes, e më pas do të zhvillohet takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe shqiptare.