Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në RMV
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, nesër – 27 shkurt 2026, e premte, do të presë presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vend, transmeton Portalb.mk.
Presidenti shqiptar do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në kabinetin e presidentit, e më pas do të zhvillohet takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe shqiptare.
Si pjesë e vizitës zyrtare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të vendosë një kurorë me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup.
Në orën 10:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Takimi kokë më kokë u zhvillua më 10:45. Takimi plenar i delegacioneve do të mbahet në orën 11:20, ndërsa në orën 12:00 mbahet në orën konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe presidentit Begaj.