Tre të vdekur nga rënia e veturës në Vardar, vazhdojnë kërkimet për personin e katërt, fëmija shpëtoi para se vetura të bjerë në lum

Pasditen e sotme një veturë me pesë persona ka rënë në lumin Vardar në rrugën Rashçe-Saraj, raporton Portalb.mk

Vetura është nxjerrë nga lumi bashkë me tre trupa të pajetë. 

Kërkimet vazhdojnë për gjetjen e personit të katërt. 

Në veturë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 4-5 vjeçare ku gjatë rrokullisjes ka dalë jashtë makinës ku më pas e kanë gjetur kalimtarët dhe është dërguar në spital, gjendja e tij është stabile.