Tre të lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në aksidentin në bulevardin “KAÇKM” Shkup

Tridhjetë e tre vjeçarja nga Koçani, S. M., ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar lehtë në aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në bulevardin KAÇKM në Shkup, njofton MIA.

“Në aksident ka mbetur e plagosur rëndë pasagjerja e veturës S. M. (33) nga Koçani, dhe dy vozitësit kanë pësuar lëndime fizike, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, ka thënë për MIA-n nga SPB Shkup.

Policia thotë se në vendin e aksidentit ka kontrolluar ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Nga NTP Shkup bëjnë të ditur se në autobusin “Jutong” që qarkullonte në linjën 3 nuk kishte pasagjerë, ai kishte përfunduar turnin dhe po tërhiqej në garazh në Autokomandë.

“Lëndime të lehta ka pësuar drejtuesi i autobusit, ndërsa më rëndë drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit motorik të pasagjerëve. Në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale. Sipas këqyrjes dhe procesverbalit të kontrollit të brendshëm të NTP-së, mjeti motorik i pasagjerëve ka goditur autobusin me shpejtësi të papërshtatshme”, thonë nga NTP “Shkup”.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth 10 minuta para mesnate, në udhëkryqin e bulevardit KAÇKM mes të automjetit të pasagjerëve BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga 29-vjeçari nga Shkupi S. J. dhe një autobus NTP, me drejtues 33-vjeçarin S. B. nga Shkupi.

Në udhëkryqin e mëngjesit të sotëm kanë mbetur mbetje të automjeteve të dëmtuara, ndërsa komunikacioni zhvillohej në një korsi dhe është rregulluar nga policia rrugore.