Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut gjenden në ishullin grek që është përfshirë nga zjarri

Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka dhënë sqarime në lidhje me gjendjen aktuale në ishullin grek të Rodosit, ishull ku një pjesë e madhe është përfshirë nga zjarret, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me zjarret që përfshinë Greqinë, ju njoftojmë se deri më sot tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar Ambasadën tonë në Athinë. Ato ndodhen në vend të sigurt, në ishullin grek të Rodosit”, sqarojnë nga Ministria.

Në njoftimin zyrtar të kësaj Ministrie, rekomandohet shmangie e këtyre vendeve të përfshira nga zjarri, ndërkohë theksuan që janë në kontakt të vazhdueshëm më institucionet në Greqi.

“Për më shumë informacion janë në dispozicion numri SOS i MPJ-së 075/273-732 dhe telefonat kujdestarë të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410”, i publikoi numrat për ndihmë.