Tre persona kanë grabitur nën kërcënim pesë të mitur në një autobus në Bit Pazar

Tre persona kanë kërcënuar dhe u kanë grabitur para pesë të miturve në një stacion autobusi në Bit Pazar në Shkup, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Policia ka arrestuar S. A. (19) nga fshati Kondovë, rajoni i Shkupit, M. I (22) dhe R. F. (20) – të dy nga Shkupi.

“Ata dyshohet se dje rreth orës 22:25 në një stacion autobusi në Bit-Pazar, me anë të kanosjes u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevishtë, rajoni i Shkupit. Pas daljes nga vendi i ngjarjes janë hasur edhe në dy të mitur të tjerë nga fshati Idrizovë dhe Trubarevë e Shkupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, me koordinim të prokurorit publik, ndaj tre personave do të ngrihet padi përkatëse me procedurë të shpejtë.