Tre muaj mundësi për të aplikuar në Konkursin për zgjedhjen e modelit të trofeut për kampionin e futbollit në RMV

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) deri më 15 mars të vitit 2026 do të pranojë propozime në Konkursin për zgjidhje konceptual për krijimin e një trofeu për kampionin e Maqedonisë në Ligën e Parë, transmeton Portalb.mk.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë shpall konkurs për zgjedhjen më të mirë konceptuale për kupën e re të destinuar për kampionin e Maqedonisë në Ligën e Parë të Futbollit. Qëllimi i konkursit është të krijojë një zgjidhje artistike bashkëkohore, të dallueshme dhe autentike që do të simbolizojë traditën, energjinë dhe shpirtin fitues të futbollit në Maqedoni”, raportuan nga Federata.

Dorëzimi i propozimeve do të bëhet në mënyrë elektronike në adresën elektronike [email protected] apo në arkivin e Federatës. Një kandidat do të mund të aplikojë me maksimum tre propozime.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë: artistë akademikë, dizajner, studentë të akademive të artit, arkitektë, skulptorë dhe persona të tjerë me shprehje vizuale krijuese”, raportoi Federata.