Trajnim, praktikë me pagesë dhe mundësi për vizitë studimore në SHBA – aplikoni

Trajnuesit janë gazetarë eminent nga SHBA-ja së bashku me përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis. Pjesëmarrësit më të mirë do të marrin ofertë për praktikë me pagesë, ndërsa një pjesë e tyre edhe mundësi për vizitë studimore njëjavor në SHBA, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë të rinjtë studentë, gazetarë, anëtarë të sektorit qytetar, aktivistë dhe entuziastë i ftojmë të aplikojnë në dy punëtorit treditore për gazetari që lidhet me ekspozimin e dezinformatave.

Trajnimi i parë do të mbahet prej 13 deri 15 mars në Veles dhe do të jetë për verifikimin e fakteve dhe ekspozimin e dezinformatave (debuking). Trajnimi i dytë do të mbahet në Ohër, prej 13 deri 15 majit dhe tema kryesore do të jetë “pribankingu” (prebuking), gjegjësisht strategjitë e ndryshme preventive për parandalimin e shpërndarjes së dezinformatave.

Për trajnimin e parë do të mund të aplikoni në KËTË LINK, ndërsa për trajnimin e dytë KËTU.

Trajnuesit e punëtorive janë gazetarë nga SHBA-ja, si dhe gazetarë nga Fondacioni Metamorfozis. Të dy trajnimet do të mbahen në gjuhën angleze.

Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë nga të dy punëtoritë, si edhe nga punëtoria e mbajtur më parë në Shkup gjatë muajit dhjetor, do të kenë mundësi për praktikë të paguar njëmujore në një nga mediumet e Fondacionit Metamorfozis, gjegjësisht në Meta.mk, Portalb ose Vërtetmatës. Gjithashtu, tre praktikantët më të mirë do të shkojnë për një javë në vizitë studimore në SHBA me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetari në Uashington.

Ngjarja është pjesë e projektit “Gazetaria për gjeneratën e re”, projekt që Fondacioni Metamorfozis e realizon me partnerët nga Qendra Ndërkombëtare për Gazetari (ICFJ), në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, në periudhën prej shtatorit të vitit 2023 deri në korrik të vitit 2024.