Tragjedi në Gjevgjeli: Rrufeja ka goditur për vdekje një fëmijë

Rrufeja ka goditur në një fëmijë në Gjevgjeli, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Tragjedia ka ndodhur në orët e pasdite, gjatë kohës kur Gjevgjelia u përfshi nga moti i keq, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të par, rasti ka ndodhur në fshatin Negorc.

“Sot (07.03.2024) në ora 15.30 në SPB Gjevgjeli është paraqitur se në zonën e fshatit Negorci, Gjevgjeli, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje me të djegura në trup, sipas të gjitha gjasave nga goditja e rrufesë, te një i mitur nga fshati Negorc, i cili ka qenë duke i kullotur për bagëtitë”, thonë nga MPB.