Tërmet me magnitudë 3.1 ballë u ndje në Shkup, epiqendra e të cilit ishte në Kosovë
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter u ndje në Shkup këtë mëngjes në orën 7:20, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), transmeton Portalb.mk.
Sipas EMSC, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 kilometrash, dhe epiqendra ishte 12 kilometra nga qyteti i Gjilanit në Kosovë, pranë kufirit midis Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup njoftoi se një tërmet me magnitudë tre ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike u ndje në Shkup këtë mëngjes.
“Epiqendra e tërmetit e kishte origjinën në zonën epiqendrore kufitare të Ferizajt, 42 kilometra në veri të Shkupit, me një magnitudë lokale Rihter prej 3.3 ballë”, thanë nga Observatori.
Në mediat sociale, banorët e Shkupit dhe zonës përreth raportuan se tërmeti i zgjoi pasi ndjenë dridhje të shkurtër por të fortë.