Tema dhe teksti i ri i Microsoft Office vjen në shtator

Microsoft aktualisht po teston një temë të re për Office që do të debutojë për të gjithë përdoruesit e Microsoft 365 muajin e ardhshëm. Microsoft thotë se tema e re do të rifreskohet me tekstin e ri Aptos, me një paletë të re ngjyrash, stilesh dhe trashësi të vijave, raportoi PCW.

Aptos, teksti i ri për aplikacionet Word, Outlook, PowerPoint, dhe Excel, do të zëvendësojë tekstin Calibri muajin e ardhshëm pas 15 vitesh.

Ndryshimi i tekstit do të kombinohet me ndryshime të stilit kryesor dhe paletës së ngjyrave përdorur në dokumente.

Ndryshimi më i madh në paletën e ngjyrave është se ngjyra e verdhë është hequr dhe zëvendësuar me jeshile të errët dhe ngjyra blu e lehtë zëvendësuar me një ngjyrë kafe të fortë.

Një gjë e tillë do të sillte më shumë kontrast me formave dhe vijave të cilat janë të disponueshme në dokumentet Office. Stili kryesor në Word dhe Outlook do të rifreskohet gjithashtu për ta bërë më të lehtë navigimin, leximin dhe të paraqitet më profesional.

Microsoft filloi testimin e ndryshimeve në fjalë për testuesit e Microsoft 365 në Korrik ndërsa kompania tani thotë se janë të gatshëm ta ofrojnë për më shumë përdorues në Shtator.