Teleferiku në Shkup, sot nuk do të funksionojë

Për shkak të erës së fuqishme, teleferiku në Shkup sot nuk do të funksionojë, informuan nga NQP, raporton Portalb.mk.

Ndërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) nëpërmjet rrjetit social Facebook ka informuar se sot (e shtunë) për shkak të erës së fortë që i trejkalon kufijtë e lejuar, teleferiku në Shkup nuk do të funksionojë.  Teleferiku do të vazhdojë me punë kur kushtet klimatike të jenë më të përshtatshme.

“Të nderuar,

Ju njoftojmë se Teleferiku nuk do të nisë punën në orën e zakonshme 10, për shkak të erës së fortë.

Forca e erës i kalon kufijtë e lejuar në mënyrë që objekti të funksionojë pa probleme dhe të sigurt.

Shërbimet kompetente po monitorojnë situatën në terren dhe në momentin kur krijohen kushte të përshtatshme klimatike për punë, Teleferiku do të vazhdojë transportimin e udhëtarëve pa ndërprerje” thuhet në njoftimin e NQP.