Teknologjia e re e OnePlus bën të mundur përdorimin e telefonit edhe kur ekrani është i lakuar

OnePlus Ace 2 Pro ka një dizajn të ri ekran që mund të tregojë se ku jeni duke prekur edhe nëse është i lagur, raporton PCW. OnePlus postoi një video në rrjetin social Kinez Weibo duke treguar funksionalitetin e ri “Rain Water Touch” dhe përdor një algoritëm të veçantë për të përcaktuar kur dhe ku gishti juaj po prek ekranin.

Është diçka në të cilën shumica e smartfonëve dështojnë përfshirë modelet e shtrenjta Apple dhe Samsung. Kompania tregon dikë duke përdorur Ace 2 Pro dhe iPhone 14 Pro ndërsa hidhet ujë mbi to.

Shumica e përdoruesve të iPhone duhet të jenë mësuar me irritimin që të shkakton pamundësia për tu kyçur në telefon nëse është pak i lagur.

Telefoni i ri i OnePlus debuton në Kinë më 16 Gusht por ende nuk është prezantuar për tregjet ndërkombëtare. Zakonisht OnePlus ju jep emërtim tjetër smartfonëve kur i shet globalisht dhe teknologjinë në fjalë mund ta shohin të mbërrijë me OnePlus 12.