Të paktën 22 të vdekur nga përmbytjet në Tajlandë

Të paktën 22 persona kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Tajlandën, thanë sot autoritetet lokale, duke shtuar se numri i të prekurve ka tejkaluar 370.000, transmeton Euronews.

19 provinca u prekën, tha Departamenti i Parandalimit të Fatkeqësive i Tajlandës, me Uttaradit dhe Ayutthaya, në veri të Bangkokut, midis zonave më të goditura, raportoi Reuters.

Autoritetet thanë se ekipet e emergjencës po shpërndajnë ushqim dhe furnizime dhe po monitorojnë nga afër nivelet e ujit, ndërsa sezoni i musoneve sjell reshje të rrëmbyeshme.