Të dëmtuarit kërkojnë kompensim në gjykimin për Zhan Mitrevin
Në gjykimin e sotëm “Zhan Mitrev” para Gjykatës Themelore Penale në Shkup, pacientë të dëmtuar dhe familjarë të tyre paraqitën kërkesa pronësore për mjetet që i kanë dërguar për mjekim, raporton MIA.
Një i dëmtuar bashkëshortja e të cilit ishte mjekuar në spital kërkoi kompensim prej 687.200 denarë, shumë të cilën e ka paguar për mjekimin e tij.
Një i dëmtuar tjetër dëshmoi se për mjekimin e babait të tij kanë paguar rreth 15.000 euro, janë grumbulluar nga më shumë anëtarë familjes. Ai theksoi se ishin thirr që të paguajnë për hemofiltrim pak para vdekjes së pacientët.
Pacientja e cila personalisht ishte mjekuar deklaroi se për hemoflitrimin e saj ishin paguar 4.000 euro, dhe se ajo procedurë ishte në mesin e më të shtrenjtave. Ajo theksoi se nuk e ka shfrytëzuar të gjithë pakon për të cilin ka paguar dhe se pas qëndrimit në spital ka shkuar me katër baktere.
“Ndihem e dëmtuar për sa i përket vlerës së hemofiltrimit që më është paguar, të tjerët kanë paguar më pak, dhe në të njëjtën kohë, unë nuk e kam përdorur paketën për të cilën kam paguar, edhe pse isha në gjendje shumë të keqe. Pesë ditë më parë, më kanë transferuar në kujdes gjysmë intensiv ku nuk kishim mbikëqyrje të vazhdueshme, kanë harruar të më japin terapi dhe dola nga ‘Zhan Mitrevi’ me katër baktere dhe trajtimi im vazhdoi privatisht”, tha ajo.
Pacientja, njëherësh, para Gjykatës deklaroi se ka marrë thirrje që të heqë dorë nga procesi gjyqësor.
“Më 14 shtator 2024, mora telefonatë nga një zotëri nga Shtipi, i cili më kërkonte të vija dhe të nënshkruaja se po hiqja dorë nga procesi gjyqësor. Në pyetjen pse do ta bënte këtë, ajo tha ‘për të shpëtuar mjeken’”, tha ajo.
Një grua tjetër e dëmtuar paralajmëroi dënim prej 3.000 euro për hemofiltrim bërë nënës së saj, e cila më vonë kishte ndërruar jetë.
Lënda është formuar në bazë të zërave, pasi ishte publikuar një dokumentar në të cilin thuhet se spitali ka paguar shuma të mëdha për hemoflitrim gjatë mjekimit nga Kovid-19.
Prokuroria Publike sqaroi se nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve” në kuptim të pamjaftueshmërisë mjekësore, por për mashtrim klasik – fshehje të fakteve kyçe për metodën hemofiltrim, me çka pacientët ishin mashtruar.
Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Lidija Raiçeviq.
Ndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik.
Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL). Gjykatësja Lidija Petrovska e udhëheqë procesin, ndërsa Prokuroria ishte ankuar për presion nga kardiokirurgu Zhan Mitrev.
- LEXO: Prokuroria ankohet për presion nga kardiokirurgu Zhan Mitrev
- LEXO: Gjyqi ndaj Zhan Mitrevit nisi nga e para, për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e fundit
- LEXO: Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Zhan Mitrevit
- LEXO: Zhan Mitrev e vendosi në pauzë ndërtimin e qendrës radiologjike-onkologjike në Katllanovë
- LEXO: U anulua seanca për gjykimin e Zhan Mitrevit, kishte angazhuar avokatë të rinjë