Kundërligjshëm e privatizoi tokën shtetërore në Maqedoninë e Veriut, Policia ka ngritur padi ndaj një të punësuari
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Drejtorinë e Çështjeve Pronësore dhe Ligjore në lidhje me privatizimin e tokës shtetërore, transmeton Portalb.mk.
“I denoncuari, si i punësuar në Ministrinë e Financave – Drejtoria e Çështjeve Pronësore dhe Ligjore, Njësia Rajonale Kumanovë, ka mundësuar miratimin dhe realizimin e vendimeve për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore të D.B. dhe N.A.A., me ç’rast me veprimet e tij e ka shkelur drejtpërdrejt ligjshmërinë e procedurës administrative dhe ka mundësuar fitimin e pronës shtetërore pa bazë ligjore”, raporton Policia.
I punësuarit 45 vjeçar nga Kumanova dyshohet për keqpërdorim të dokumenteve dhe falsifikim ose shkatërrim të librave afaristë.
“Rastet nuk janë evidentuar në mënyrë të duhur, kanë përmbajtur të dhëna kontradiktore, ndërsa një pjesë e dokumentacionit nuk ka qenë në dispozicion, gjë që ngre dyshime për fshehjen ose shkatërrimin të tij. Në vendimet janë vënë procesverbale joekzistuese, janë futur të dhëna të pavërteta, ndërsa nuk është njoftuar as avokatura e shtetit, gjë që është e detyrueshme”, raportoi Policia.
Policia ndër të tjera ka konstatuar edhe ndryshim të palejuar të identitetit të parashtruesve.