Prokuroria ankohet për presion nga kardiokirurgu Zhan Mitrev

Prokuroria ankohet për presion nga kardiokirurgu Zhan Mitrev për rastin kundër tij dhe klinikës së tij private, transmeton Portalb.mk.

“Që nga fillimi i procesit gjyqësor, përmes mediave në të cilat personi juridik i akuzuar paraqitet si reklamues, ka pasur përpjekje për të ushtruar presion mbi dëshmitarët dhe prokurorin publik në fjalë me qëllim të diskreditimit të akuzës e cila mbështetet me prova në lidhje me të gjithë elementët e krimit që u ngarkohet të pandehurve”, reagon nga Prokuroria.

Kujtojmë që muajin në janarë të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.

Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).