Gjyqi ndaj Zhan Mitrevit nisi nga e para, për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e fundit

Për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e kaluar, sot ka nisur nga e para procesi gjyqësor ndaj Zhan Mitrevit. Pas hapjes dhe fjalëve formale hapëse, Gjykata mori vendim për vazhdimin e procesit më 15 nëntor me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të prokurorisë, transmeton Portalb.mk.

Rasti është formuar pas një zërave të ngritur, pasi vitin e kaluar u publikua një dokumentar në të cilin tregohet se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka ngarkuar pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Covid-19, pas së cilës është hapur rasti PThP Shkup.

Siç informojnë nga PThP – Shkup për këtë çështje, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i kësaj vepre penale, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, një metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e tij pozitive dhe negative, të cilat i lanë në rrugë të gabuar, me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

Kujtojmë që muajin në janarë të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.

Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).

LEXO: Janë marrë në pyetje dëshmitarët për rastin “Zhan Mitrev”, gjykimi vazhdon më 4 korrik