Të ardhurat nga biletat shkojnë për bamirësi, sonte në Teatrin e Tetovës rishfaqet “Ëdërrimi”

Sonte në Teatrin e Tetovës me fillim në ora 20:00 do të rishfaqet shfaqja “Ëndërrimi”, të ardhurat nga publiku do të shkojnë për bamirësi, siç njoftojnë nga kasti i aktorëve për një rast urgjent, njofton Portalb.mk.

Kjo shfaqe është me motiv nga teksti dramatik “Ah veshkët e mia” nga autori Babis Cikliropulos.

Shfaqja u përshtat dhe është në regji të Petrit Nezirit, ndërkaq interpretojnë: Vullnet Ismani, Ardit Selmani, Abdulla Osmani, Kujtime Ahmeti dhe Edmond Sadiki.

Skenografia është nga Bilgaip Koçishte-Bige ndërsa për kostumet u kujdes Medina Hodza.

Muzika është nga Blerim Qamili , fonist është Luan Dehari ndërsa për ndriçimin kujdeset Rushan Hamidi