Tatjana Dimitrovska, kryetare e re e Antikorrupsionit, Kuvendi e miratoi përbërjen e re me 97 vota “për”
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetët e votuan përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit i njohur si Antikorrupsioni. Për kryetar të Antikorrupsionit është emëruar, Tatjana Dimitrovska, njofton Portalb.mk.
Deputetët me 97 vota “për” i votuan Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasovsa Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski për anëtarë të rinj të Antikorrupsionit.
Kujtojmë se mandati i përbërjes aktuale të Komisionit Kundër Korrupsionit është deri më 7 shkurt 2024, ndërsa Komisioni i ri pritet të fillojë me punë më 8 shkurt 2024.
Në përbërjen e fundit të KShPK-së kryetare ishte Biljana Ivanovska, ndërsa anëtarë ishin Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikolovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Semshi Sallai.
Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si dhe në raportet e mëparshme, janë shprehur mendime pozitive për punën e komisionit, ndonëse në vitet e fundit, rastet e hapura nga KSHPK-ja shpeshherë janë bërë objekt i “përplasjeve” me gjyqësorin dhe institucionet shtetërore. Komisioni ka reaguar ndaj presioneve në punë dhe prokuroria në një moment ka ngrirë bashkëpunimin me institucionin.
- LEXO: Anëtarja e Komisionit për selektim: Votim jo objektiv dhe i orkestruar për përbërjen e re të KShPK-së
- LEXO: Mësohet përbërja e re e Komisionit Antikorrupsion, dominojnë revizorët dhe të punësuarit në KShPK
- LEXO: Zgjedhje publike me biografi sekrete të kandidatëve të rinj të Antikorrupsionit
- LEXO: Gjykatës të shkarkuar dhe aktual, avokatë dhe të punësuar në institucione shtetërore hyjnë në garë për antikorrupsionerët e rinj të RMV-së