Taravari: Sela e Thaçi presin para dyerve të Qeverisë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një paraqitje për TV21, ka thënë se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela dhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, po qëndrojnë para dyerve të Qeverisë duke pritur për tu bërë pjesë e pushtetit, transmeton Portalb.mk.
“A e shihni, Sela dhe Menduhi rrinë te dera e Qeverisë, unë në vitin 2024 kam dal nga Qeveria për ta bërë ndryshimin. Unë e lash ministrinë e Shëndetësisë për shkak te përgjegjësisë. Po ashtu e kam parë të arsyeshme të rritet partia. Brenda VLEN-it, thika pas shpine sa te duash, shqiptarët nuk përfillen, euro-integrimet s’janë askund. Unë dy herë kam dal nga qeveria dhe kam sakrifikuar shumë, por nuk e kam ditur se ka njerëz qe bëjnë çmos për pozita”, u shpreh mes tjerash Taravari.
Kujtojmë se Aleanca për Shqiptarët është përçarë në tre pjesë. Grupi i Ziadin Selës, ai i Arben Taravarit dhe një grup u shkëput nga Taravari me në krye Arben Fetain. Përçarja e parë në Aleancën për Shqiptarët ndodhi para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale 2024, kur Arben Taravari dhe Ziadin Sela i ndanë rrugët dhe u krijuan dy fronte.
Paraprakisht Sela ka dal nga Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit.