Taravari për vdekjen e foshnjës 14-muajshe: Në Klinikën për fëmijë dhe në “Kozle” u konstatuan lëshime të caktuara
Gjatë mbikëqyrjes së bërë profesionale në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe në Klinikën për sëmundje resepiratore tek fëmijët – “Kozle”, janë konstatuar mungesa të theksuara edhe atë sistemike, teknike nga aspekti i pajisjes dhe profesionale, raporton MIA. Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën për shtyp ku informoi për mbikëqyrjet e kryera profesionale, të inicuara nga Ministria, lidhur me dy rastet që kanë përfunduar me vdekje – për lehonën e vdekur në SP – mKumanovë dhe për foshnjen 14-muajshe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.
Taravari informoi se raportet janë përgatitur nga specialistë kompetentë profesionistë nga fusha përkatëse, me qëllim që detalisht të analizohet rrjedha e përgjithshme e mjekimit dhe trajtimit të pacientëve në dy rastet.
Ai sqaroi se gjatë vizitës në institucione, komisionet kryejnë mbikëqyrje në dokumentacionin e përgjithshëm mjekësor, ndërsa njëkohësisht janë kryer bisedime me të gjithë anëtarët e ekipeve shëndetësore, të cilët kanë qenë të përfshirë në mjekim.
Duke folur për këto dy klinika në Shkup, ai njoftoi se në pjesën e mungesave sistemike është konstatuar mosekzistim i rekomandimeve ose algoritmeve për triazhimin e pacientëve gjatë pranimit dhe trajtimit të mëtejshëm.
“Gjithashtu, është konstatuar nevoja nga trajnimi i vazhdueshëm i mjekëve të Klinikës për sëmundje të fëmijëve për mbështetje të zemrës-respiratore. Lidhur me mungesat teknike, në “Kozle” është konstatuar nevojë nga aparatura përkatëse për ofrim të mbështetjes respiratore – invazive dhe joinvazive”, sqaroi Taravari.
Ministri shtoi se gjithashtu, është konstatuar nevoja nga sigurimi i video-laringospit për Klinikën e fëmijëve, si dhe avancimi në pjesën e organizimit të transportit të pacientëve nga një institucion në tjetrin.
“Nga aspekti e vërejtjeve të ekspertëve, Komisioni për mbikëqyrjen e ekspertëve ka konstatuar shkelje në vlerësimin e nevojës për shtrimin në spital gjatë ekzaminimit të dytë të foshnjës në Klinikë të kryer më 03.10, ndërsa në Kozle një vlerësim joadekuat dhe të parakohshëm për peshën e vështirësive respiratore dhe trajtimin”, theksoi ministri.
Lidhur me rastin tjetër, ai informoi se në SP-Kumanovë është kryer mbikëqyrje eksperte, ku janë konstatuar mangësi administrative dhe teknike.
“Por konkluzioni i Komisionit është se – mangësitë nuk mund të jenë shkaku i drejtpërdrejtë apo indirekt i përkeqësimit akut të gjendjes së përgjithshme shëndetësore të pacientes, verdiktit të porsalindurës dhe vdekjes së nënës. Po ashtu, Komisioni nuk ka gjetur asnjë lëshim në asnjë aspekt të menaxhimit prenatal të pacientes nga mjekët përgjegjës në institucionin privat shëndetësor për gjinekologji obstetrike, ku është përcjellur shtatzënia”, tha ministri.
Ai theksoi se komisioni nuk ka konstatuar asnjë lëshim thelbësor edhe në ndjekjen ambulantore të pacientes, në kuadër të kontrolleve prenatale në SP-Kumanovë.
Më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.
- LEXO: Taravari: Raporti për vdekjen e foshnjës 14 muajshe është gati, nëse konstatohet gabim mjekësor, le të veprojnë organet gjyqësore
- LEXO: Fëmija që vdiq në Shkup është endur pesë ditë nga spitali në spital, Inspektorati zbardhi raportin
- LEXO: Në pritje të rezultateve nga hetimi për vdekjen e vogëlushes 14 muajshe në klinikën e Fëmijëve në Shkup
- LEXO: Vdiq vajza 14 muajshe në Shkup, babai akuzoi mjekët se e neglizhuan rastin