Supremja i hodhi poshtë ankesat e të dënuarve në rastin “Monstra”, mbeten në fuqi dënimet

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, i ka hedhur poshtë ankesat e të dënuarve në rastin “Monstra” dhe e ka lënë në fuqi aktvendimin e Apelit, njofton Portalb.mk.

“Duke vepruar në rastin e njohur në opinion si “Monstra”, pas mbajtjes së seancës më datë 27.06.2023 dhe pas mbajtjes së seancës 15.09.2023, ka miratuar vendim VKZH-33/22 me të cilën ankesat e të akuzuarve A.D. (Alil Demiri), A.I. (Afrim Ismailloviq) dhe A.I. (Agim Ismailloviq) i hodhi poshtë si të pabazi dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH-109/21 prej 31.03.2022 e konfirmoi në tërësi”, thuhet në kumtesën e Supremes.

Rikujtojmë që Supremja që në vitin 2017-të, Gjykata Supreme e riktheu në shkallë të parë lëndën, pasi i pranoi ankesat e palës mbrojtëse.

Lënda filloi nga e para dhe sipas aktgjykimit të shkallës së parë gjatë rigjykimit, i shqiptuar më 23 shkurt 2021, për rastin “Monstra”, gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ashtu siç propozoi Prokuroria u shpallën fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati në Kosovë) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për “ndihmë”. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

Më 6 shtator 2022, Gjykata e Apelit në Shkup u shpall vendimi për rastin “Monstra” dhe sipas të njëjtit, janë hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve dhe njëkohësisht është miratuar vendimi i shkallës së parë, gjegjësisht Gjykatës Penale të Shkupit.

Të dënuarit dhe familjarët e tyre e mohojnë përfshirjen e tyre në këtë ngjarje dhe akuzojnë funksionarë shtetërorë për inskenim.

Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës ku mbetën të vrarë Filip Sllavkovski (18), Aleksandar Nаqevski (18), Cvetanço Acеvski (18), Kire Tërpkovski (20) dhe Borçe Stevkovski (45) ka ndodhur më 12 prill 2012-të dhe është njëri prej rasteve më makabre dhe më të mistershme që kanë ndodhur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.

PËR MË SHUMË LIDHUR ME TEMËN LEXO: