Stuhi dhe reshje të dendura shiu, dëmet bllokuan disa rrugë të Shkupit (FOTO+VIDEO)

Qytetarët e Shkupit sot janë dëshmitarë të një stuhie, shoqëruar me reshje të dendura të shiut, për çka ka pasur edhe shumë dëme materiale, transmeton Portalb.mk.

“Drejtpërdrejt nga Qendra për Thirrje Emergjente 112, ku po përballemi me një numër të madh thirrjesh nga qytetarët për dëmet e shkaktuara nga moti i lig që ka përfshirë disa pjesë të vendit. Qendra për Menaxhim me Kriza është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente, të cilat po ndërmarrin masat e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe normalizimin e gjendjes në zonat e prekura nga moti i lig me erë të fortë”, njoftoi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.

Deri më tani janë regjistruar shumë shtëpi, vetura dhe biznese të dëmtuara, ndërkohë nuk është raportuan ndonjë lëndim në njerëz.

Ndryshe, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paradite paralajmëroi që deri të premten do të ketë mot të ndryshueshëm, shoqëruar me erëra, reshje, vranësira dehe bubullima.