Studentët e Maqedonisë së Veriut deri të enjten do të mund të aplikojnë për shujta studentore
Sot u hap mundësia për aplikim online për shujta studentore. Afati për aplikim do të jetë deri më 5 mars. Kjo mundësi është për studentët e universiteteve shtetërore dhe private, transmeton Portalb.mk.
Studentët që i përmbushin kushtet, ndërsa nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të parashtrojnë aplikacion, në mënyrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk”, ndërsa për ndonjë pyetje mund të drejtohen në adresën [email protected].
“Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të cilët kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.