Studentët e Maqedonisë së Veriut deri më 5 shtator do të kenë mundësi të aplikojnë për shujta studentore
Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 5 shtator do të pranojë aplikime nga studentët e Maqedonisë së Veriut në Thirrjen publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentët gjatë vitit akademik 2025/2026, transmeton Portalb.mk.
Studentët duhet të jenë shtetas të RMV-së, studentë të rregullt në universitete shtetërore e private dhe nuk kanë të ardhura mujore më të madhe se rroga minimale.
Aplikimi mund të bëhet në formë elektronike KËTU., ndërsa çdo muaj gjatë pesë ditëve të para do të hapet aplikimi për ata që nuk kanë arritur të fitojnë të drejtën.
“Subvencionimi i racionit për studentë është mbështetje financiare në vlerë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur”, sqarojnë nga MASH-i.