Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur as sot të zgjedh kryesuesin e Kuvendit, pasi tri kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i morën votat e mjaftueshme, transmeton Portalb.mk.
Kandidati i fundit i Vetëvendosjes, Dimal Basha, mori 57 vota per, 25 kundër dhe 24 abstenime, vota të pamjaftueshme për t’u zgjedhën kryekuvendar.
Paraprakisht, votat nuk i morën edhe Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, por për shkak mungesës së shumicës parlamentare, kjo përbërje nuk ka arritur të zgjedh kryetarin e Kuvendit të Kosovës.