RMV, me ndihmën e UNICEF-it, sistemi STEM këtë vit do të përdoret nga 10 mijë nxënësit e shkollave të mesme

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut do të zbatojë sistemin STEM te 10 800 nxënësit e shkollave të mesme profesionale, transmeton Portalb.mk.

“Megjithëse këto aftësi janë veçanërisht të rëndësishme në sektorë të tillë si energjia e ripërtëritshme, ndërtimi i qëndrueshëm dhe teknologjitë e gjelbra, kalimi në një ekonomi të gjelbër po ndryshon vendet e punës në pothuajse të gjithë sektorët. Nxënësit nga profesionet ekonomike do të mësojnë rreth modeleve të bizneseve të gjelbra dhe inovacioneve të qëndrueshme, ndërsa nxënësit nga drejtimet e hotelerisë dhe turizmit do të mësojnë se si të zvogëlojnë mbeturinat ushqimore dhe të zbatojnë praktika të qëndrueshme”, njoftoi Ministria.

Për zbatimin e aftësive STEM, janë trajnuar 569 mësimdhënës, ndërsa UNICEF-i ofroi mbështetje teknike me mjete financiare nga Qeveria e Suedisë dhe kompania “Nelt”.

Përmes sistemit STEM, planifikohet përfshirja e asketit ekologjik dhe digjital në arsimin profesional.