Deri më 30 shtator, nxënësit e Maqedonisë që gjenden në listën fituese do të mund t’i dërgojnë dokumentet për bursa

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në listën fituese për bursat ë vitit shkollor 2026/2027, do të mund të dërgojnë dokumentet deri më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju rikujton se po afrohet afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për vazhdimin e të drejtës për bursë për nxënës, të realizuar në një nga vitet e kaluara shkollore. Afati përfundimtar për dorëzimin elektronik të dokumenteve është 30 shtator 2026”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke paralajmëruar se pas këtij afati do të mbyllet mundësia.

Vërtetimi për nxënës të rregullt për vitin shkollor 2026/2027 dhe dëftesa e fundit, duhet të ngarkohen nga nxënësi në e-uslugi.mon.gov.mk.