Stojkoviq: Vuçiqi s’do ta arrestojë Radoiçiqin, avokatin e tij e dërgoi si vëzhgues në zgjedhje në Rusi

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta arrestojë kurrë Milan Radoiçiqin, i cili kishte pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, shkruan Koha.net.

Radoiçiq është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja e Britania e Madhe.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë së fundi ka bërë thirrje për arrestimin e Radoiçiqit.

E Stojkoviq ka thënë se Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, porse avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi. Avokati

“Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, por e dërgon avokatin e tij dhe të vetin në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.

Avokati i Radoiçiqit, por edhe i Vuçiqit, Goran Petronieviq, po merr pjesë si vëzhgues në rajonin e Krimesë.